Besart Xhaferri: Do të jem përkrah çdokujt që lufton për pluralizëm!

Në takimin e Berishës me demokratët në qytetin e Durrësit e ka mbajtur fjalën edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Xhaferri.

Ai deklaroi se nuk do të heshtë më ndërsa theksoi se do të jetë përkrah çdokujt që lufton për pluralizëm. Ai përshëndeti të gjithë demokratët e mbledhur ditën e sotme në këtë takim.

Fjala e plotë e Besart Xhaferrit në takimin me Berishën

Përshëndetje Zonja dhe Zotërinj!
Është një nder dhe përgjegjësi për mua të jem këtu, përball jush dhe në krah të Doktorit.

Është nder sepse ëndrra e çdo të riu është të ketë mundësinë të shpalosi idetë e tij, bruto ashtu siç janë, pranë një audience që ka kuriozitet për të dëgjuar.

Por është përgjegjësi për të siguruar se nuk do të përdoret siç u përdor 9 vitet e fundit rinia demokrate.

Disa personave iu duket absurde që një i “vjetër” në politik do ketë durimin dhe dëshirën për të dëgjuar të rinjtë. Ajo që iu garantoj është se personalisht nuk jam dëgjuar ndonjëherë më shumë sesa tani.

Por, që të dëgjohesh duhet të flasësh, duhet të angazhohesh dhe jo të belbëzosh! Ka ardhur koha që ne të rinjtë të dëgjohemi dhe madje mirë!

Sepse dakordësia ose përgjumja jonë me konformizmin, pasojat më të mëdha do na i sjellë neve dhe fëmijve tanë 50 vitet e ardhshme!

Jemi pikërisht ne që rrezikojmë të hamë “bar”, ashtu siç u detyruan të hanë të rinj të shkëlqyer si Sabiha Kasimati, Musine Kokalari, apo edhe stërgjyshi im, një i shkolluar në “Harry Fultz”, Qani Shehu!

Hëngrën bar sepse atëherë kur duhet të kishin ulëritur dhe luftuar për pluralizëm dhe demokraci, dëgjuan premtimet dhe garancinë e përfaqësive diplomatike në Tiranë! Garanci për zgjedhje të ndershme, drejtësi dhe pluralizëm!

Historinë e dimë të gjithë!

Përfaqësit u larguan, dhe për këta të rinj ishte shumë vonë edhe të largoheshin nga Shqipëria, por u syrgjynosen nëpër burgje, gijotina dhe internime!

Unë për veten time kam vendosur të mos hesht! Do jem në krah të çdokujt që do të luftoj për pluralizëm!

Beteja e Doktor Berishës sot, përkon me qëllimet e mia për të mbrojtur këtë pasuri të pakët dhe të vetme që na ka ngelur, pluralizmin!

E keni dëgjuar shumë shpesh këtë fjalë këto javë dhe muaj. Më lejoni t’iu them kuptimin nga latinishtja! Do të thotë: më shumë se një!

Nëse doni të keni të drejtën të besoni në më shumë se një fe…

Nëse doni të jetoni në më shumë se një vend gjatë jetës tuaj…

Nëse doni të keni zgjedhjen sipas meritës për të studiuar në më shumë se një degë alternative…

Nëse doni të flisni më shumë se një gjuhë…

Nëse doni të bëni më shumë se një punë…

Nëse doni t’ju ofroni fëmijëve tuaj më shumë se një të ardhme…

Na u bashkoni sot! Sepse ndryshe nga sa iu garantojnë aktorë të ndryshëm sot, nesër do të jetë shumë vonë!

Sepse demokracinë e një vendi nuk e mbrojnë as aleancat ndërkombëtare, ambasadat apo delegacionet që vijnë dhe ikin! Atë e mbrojnë gardianët e saj të vërtetë të demokracisë: Rinia e saj!!!

Ka ardhur koha të shërohemi nga dy sindromat që e kanë shoqëruar me shekuj popullin Shqiptar!

E para është që njerëzit e zotë e kanë hequr veten mënjanë nga shërbimi publik, me shprehjen ç’më duhet mua!

E dyta është besimi se këtë vend do e ndërtojnë të huajt!

Ju them se të dyja jane gafa kombëtare, të cilat do zgjasin me shekuj të tjerë purgatorin ku e kemi futur këtë vend të bekuar nga Zoti me bukuritë më të mëdha!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply