Gazetari Artan Hoxha, 4 orë në pyetje nga Prokurorët belgë në Bruksel për “Toyota Yaris”

Gazetari Artan Hoxha është marrë në pyetje nga prokurorët e Belgjikës për çështjen Toyota Yaris. Vetë gazetari thotë se u pyet për 4 orë për atë që dinte për çështjen.

“Ne zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes. Me priten mire mor vellezer, gjynah te qahem. Nga zyrat prej xhami te oficereve federale belg, Brukseli kishte nje pamje fantastike…

Kater ore brenda me federalet, per çeshtjen “Toyota Yaris”. Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as dëgjova gje dhe as mbaj mend gje… po fare, fare.

Kaq kisha…. Edhe keta federalet e Brukselit kisha mangut, se nuk me dalin prokuroret e SPAK-ut, apo prokurorite e rretheve gjyqesore te Shqiperise!!!! Gjithsesi, me duket se me mire do te behet…” – shkroi Hoxha në Facebook.

Më herët prokurorët belgë kanë ardhur edhe në Shqipëri për këtë çështje ku kanë marrë edhe dëshminë e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply