Rama dhe Basha në funksion të 5-6 oligarkëve, duan të bëjnë budallenj shqiptarët

Presidenti Ilir Meta komentoi paralajmërimin e bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë se do të kontrollohen qytetarët që kanë makina të shtrenjta por nuk e justifikojnë me pagën që marrin.

Kreu i shtetit tha se ky është presion e terror për qytetarët.

Pyetje: 24 korriku është afër, angazhimi juaj në jetën politike do jetë në LSI apo keni një strategji tjetër për një parti tjetër?

Përgjigja e Presidentit Ilir Meta: Kam qenë gjithmonë në krye të detyrës. Më keni thënë ndonjëherë ju apo dikush që nuk po mban ekuilibrin ekuilibri mbahet kur ka dy palë kur ka qeveri ka dhe opozitë ka dhe drejtësi të pavarur, por kur të gjithë janë një palë e gjithë kjo palë është në funksion të 5-6 oligarkëve për të shtypur e bërë budallenj 3 milionë të tjerë? E dëgjuat dje ju?

“Kush ka makinë të shtrenjtë por jo pagën e duhur do kontrollohet”, Po ato 30 e ca milionë euro që janë të verifikueshme deri tani për inceneratorët pse nuk po hetohen?

Që janë me emra me kompanie me gjithçka? Kompani fikitive. Ça është ky presion e terror që i bëhet qytetarëve? Kush të ka penguar ti hetosh qytetarët?

Si shpjegohet që tre pronarët e inceneratorëve bëjnë namin, janë në kontinent tjetër, ikin nga vendi e gojët e liga thonë që dy prej tyre janë dhe në Vjenë ku ka dalë ky artikulli i fundit?

Si shpjegohet? Se ata nuk janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve por kanë vënë emrat. Dihet kush është pronari dhe pse i ka hyrë tartakuti, e padiskutueshme që nuk do të ketë më drejtësi me regji.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply