Ronaldinho flet për Messin e Ronaldon dhe kush janë pasuesit e tyre

Ronaldinho i ka prekur disa tema në intervistën e tij të radhës në “SuperTele” të DAZN. Ndër të tjera, legjenda braziliane ka folur për dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por edhe për pasuesit e tyre, pasi që të dy po shkojnë drejt fundit të karrierës.

“Messi e Cristiano Ronaldo janë dy prej më të mëdhenjve, por tash po vijnë lojtarë të mirë si Mbappe, Haaland, Raphinha…”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti brazilian.

Ai foli edhe për eksperiencën që e kishte në Milan, ku ishte transferuar nga Barcelona.

“Në Milan i kam kaluar dy vjet e gjysmë në të cilët kam qenë i lumtur. Jam duke e përcjellë këtë sezon dhe po bën mjaft mirë. Jam mjaft i kënaqur për atë që po e bën Milani. Më pëlqen shumë Leao, është një lojtar i madh. Njëri prej më të mirëve për momentin”, vazhdoi Ronaldinho, teksa i falënderoi Maldinin dhe Gallianin, për të cilët thotë se i ka miq të mirë dhe zbulon se ata e kishin ndihmuar ta rikthente lumturinë kur kishte arritur në Milano.

Tutje, ai shpreh keqardhje që Italia nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror dhe insiston se nuk e kishte pritur kurrë këtë.

I pyetur nëse ka një Ronaldinho të ri për momentin, ai theksoi se ka lojtarë mjaft të mirë në qarkullim, por që nuk i pëlqen të bëjë krahasime.

About Redaksia

Check Also

Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”

Lamin Yamal është duke jetuar ëndrrën më të madhe që mund të kishte çdo adoleshent, …

Leave a Reply