Meta: 17 maji, pakt i turpshëm Rama-Basha në shërbim të qeverisë dhe koncesioneve

Presidenti Ilir Meta kujtoi sot marrëveshjen Rama-Basha në 17 maj të 5 viteve më parë dhe paralajmëroi se pas 24 korrikut fillon një epokë e re kundër qeverisë Rama.

“5 vite më parë u bë marrëveshja e turpshme, Rama-Basha për t’i lehtësuar punën qeverisë përmes parlamentit të kapur për të kaluar dhjetëra koncesione për një grup oligarkësh në shërbim të pushtetit.

Marrëveshja tinëzare u bë në errësirë të plotë. Pasojat janë të njohura për të gjithë. Bllokimi i integrimit dhe shpopullimi më i rëndë, dramatik i vendit. 17 maji i ardhshëm do të jetë diçka tjetër, se nuk do ta harrojmë kurrë 17 majin e 5 viteve më parë.

Kush përfitoi në 5 vite? Një grusht oligarkësh. Kush u dërrmua? Familja e thjeshtë dhe shtresa e mesme që u varfërua” tha ai.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply