Duma dhe Mediu kundër Alibeajt: Partia Demokratike ka histori!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kritikoi sot në Konferencën e Kryetarëve Enkelejd Alibeajn për qëndrimin e tij në raport me të shkuarën në PD.

Mediu u shpreh se Alibeaj nuk mund të sillet sikur politika ka nisur sot historinë për herë të parë duke shtuar se PD dhe opozita kanë një histori 30-vjeçare që kanë bërë krenarë shumë shqiptarë.

“E kam merak shkeljen e parimeve. Përpiqem të mos i shkel parimet. PD dhe kjo opozitë ka një histori 30-vjeçare që ka bërë krenarë shumë shqiptarë dhe nuk mund të quhet historia e skutave. Ka pasur momente të mira dhe ka pasur momente të këqija. Përgjithësimi sikur sot politika vazhdon historinë për herë të parë nuk është i mirë.

Do ishte mirë të mos bëjmë përgjithësime të asaj që ka kaluar. Ka pasur momente të vështira. Raportet për manipulimin e zgjedhjeve nuk na i ka dhënë njeri gati. Pajtohem që duhet të ketë kritere në radhë të parë në atë që besojmë ne si opozitë. Por në fund të fundit kriteret do vijnë te emrat. Unë nuk kam shqetësimin thjesht dhe vetëm çfarë do bëjë Edi Rama dhe maxhoranca.

Ne respektojmë Kushtetutën dhe qytetarët shqiptarë. Nxjerrim një kandidat. E djathta e ka të mundur të tregojë se jemi seriozë në këtë proces duke bërë një kapërcim nga pikëpamja institucionale. Mund të diskutojmë me njëri-tjetrin. Nëse nuk ka përgjigje nga Taulant Balla, nuk kemi pse marrim pjesë në raundet e tjera”, deklaroi Mediu.

Ndërkohë deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke sulmuar edhe ajo Enkelejd Alibeajn. Sipas saj, gjithçka ai po e bën për protagonizëm personal.

Duma tha se në 3 raundet e para, propozimet për postin e presidentit duhet të bëhen nga opozita, dhe vetëm në dy raundet e fundit mazhoranca mund ta kalojë emrin e vetme.

“Mazhoranca ka të drejtën në raundet e fundit, që të kalojë me votat e veta. Shqetësimi im është ky, që ne nuk duhet ti lejojmë një mazhorance, që nuk e ka legjitimitetin, jeni po ata që do të plotësoni kriteret e mrekullueshme qe jepni ne. Ka disa individë në opozitë që duan të bëjnë protagonizëm personal. Opozita duhet t’i kërkojë mazhorancës, që të votojë kandidatët e tyre, dhe nëse ata nuk e votojnë ata ta mbajnë në kurrizin e tyre. Nuk ka nevojë që të zgjatet kaq shumë procesi, politika që nuk prodhon asgjë është politika e fasadës, nuk duhet të hyjmë në këtë proces”, u shpreh Duma.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply