Meta: Prishja e Teatrit, pjesë e bashkëpunimit Rama-Basha

Kreu i shtetit, Ilir Meta, doli në një konferencë për shtyp më 17 maj, për të denoncuar marrëveshjen e 17 majit të para 5 viteve mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Ajo marrëveshje e turpshme dhe tinëzare e realizuar në errësirë të plotë 5 vite më parë, tashmë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për qytetarët e Shqipërisë.

Ajo nuk ishte një marrëveshje vetëm kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por ajo vijoi edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas. Jo vetëm kaq, por ajo vijoi përgjatë 5 viteve dhe gëlon ende.

Djegia e mandateve parlamentare të opozitës ishte pjesë e kësaj marrëveshje, duke i garantuar pushtetin kapjen e plotë të të gjithë pushteteve. Pjesë e marrëveshjes ishte edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, duke i ofruar partisë-shtet kontrollin mbi të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiake. Pjesë e asaj marrëveshje ishte edhe mos-regjistrimi i PD në KQZ më 13 tetor 2019. Ishte pjesë e asaj marrëveshje që të kalonin me nxitim dhjetëra koncesione korruptive, pronat e shqiptarëve shkuan si dhuratë për oligarkët.

Po kështu edhe shembja e Teatrit Kombëtar pikërisht më datën 17 maj, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është pjesë e një politike të strukturuar për të zhbërë identitetin dhe për të nxjerrë në ankand trashëgiminë.

Edhe shitja e zgjedhjeve të 25 prillit, duke prishur në heshtje edhe marrëveshjen e 5 qershorit, ishte pjesë e marrëveshjes së 5 viteve më parë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

“Reuters” dhe “Associated Press” transmetojnë LIVE protestën

Dy agjencitë më të mëdha mediatike në botë, Associated Press dhe Reuters po transmetojnë live …

Leave a Reply