Berisha: Pazaret e pandershme të ish-kryetarit morën fund!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike, prezantoi para demokratëve të Beratit platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Berisha deklaroi se demokratët janë ngritur për të shpëtuar PD-në në një kohë kur ajo ishte katandisur nga udhëheqja e Lulzim Bashës në një kallp opozitë.

Berisha akuzoi dhe Ramën duke thënë se, ai e katandisi Shqipërinë në ditën e saj më të zezë ndërsa shtoi se kryeministri ka bërë vetëm skandale

“U katandis në një forcë politike që nuk mbronte idealet e demokratëve. Më shumë se çdo gjë tjetër pazaret e pandershme të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe një grusht drejtuesish të saj. Kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara.

Të vështira se patëm një qeverisje në fakt në kuptimin më të vërtetë të fjalës, me anti-popullore dhe më anti-kombëtare që nga ditët e zeza të diktaturës deri sot. Një qeverisje e cila siç dihet kalonte nga skandali në skandal.

Nga rekordi i zi në rekordin e zi. Patëm një qeverisje e cila sipas të gjitha treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Rajonit për rekordet e saj të zeza”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Biri i Gjakovës Qazim Komani, Intelektuali dhe Luftëtari i Paepur i Lirisë dhe Shqipërisë Etnike

Sokol Qazim Komani            Lindita Sokol Komani Me rastin e 130-vjetorit të lindjes Jetëshkrim i përmbledhur …

Leave a Reply