Gjon Pali II- Papa polak, njeriu që ndryshoi botën

Nga Bujar LESKAJ

Sot Papa Gjon Pali II do të mbushte 102 vjeç. Papa Gjon Pali II ishte njëri prej personaliteteve më të mëdha të të gjitha kohërave, i cili me mënyrën e vet i dha një tjetër fytyrë shekullit XX.

Gjithmonë në anën e duhur të historisë, mbrojtës i lirive dhe të drejtave të popujve, Papa Gjon Pali II ishte kundër tiranëve dhe dhunës së ngritur në sistem, kundër barrierave ndarëse ndërmjet njerëzve, ishte vizionar i një bote të drejtë e humane!

Papa Vojtila la porosinë e madhe bashkëkombësve të tij polakë: “Mos kini frikë!”, ndërsa popujve të botës u përcolli mesazhin: “Nuk e duam një demokraci pa virtyte!”

Gjatë pelegrinazhit të tij të parë në Poloni, Gjon Pali II, në krye të një turme njerëzish në sheshin Victory në Varshavë tha këto fjalë që do të kujtohen gjatë: “Lereni shpirtin tuaj të zbresë dhe ndryshoni fytyrën e botës. Të kësaj bote!”

Ky fjalim u mbajt në qershor 1979, në kohën që bota ishte e ndarë në dy kampe politike dhe komunizmi në atë kohë mbahej fort. Askush nuk mund të imagjinonte se sa shumë do të ndikonte Papa, i cili vinte nga një vend i largët, në ndryshimin e pamjes fetare dhe politike të shumë vendeve, së pari dhe më kryesori, të vendit të tij.

Gjon Pali II mori pjesë në 12 pelegrinazhe ndërkombëtare (vizitoi 135 shtete) dhe 142 udhëtime përgjatë Italisë. Udhëtoi për 1.6 milionë kilometra, baraz me 40 udhëtime rreth tokës përgjatë Ekuatorit.

Mbajti 898 fjalime. Gjatë papatit të tij 300 milionë njerëz u konvertuan në kristianë.

Në ceremoninë e varrimit në sheshin e Shën Pjetrit morën pjesë mbi 200 mbretër, presidentë, kryeministra dhe përfaqësues nga të gjitha fetë, si dhe 300.000 besimtarë (në Romë ishin mbledhur 5 milionë njerëz, duke përfshirë dhe 1.5 milionë polakë.).

Papa Vojtila ishte mik i vërtetë i shqiptarëve. Ishte Papa që ra në gjunjë e puthi tokën tonë; ishte Papa që lutej me lot në sy për Shqipërinë e shqiptarët gjatë diktaturës!

Çdo fjalë e tij ishte një oaz drite për të gjithë ne, katolikë ose jo, shqiptarë, polakë, italianë, etj; balsam për shpirtin tonë, shpresë për një të ardhme më të mirë!

Mirënjohje!

(Burimi: 100 simbolet polake)

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Mund të jetë një imazh i 1 person, skulpturë, ambiente të jashtme dhe monument

Mund të jetë një imazh i skulpturë, monument dhe ambiente të jashtme

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply