Momenti për reagim të fortë për marionetat e PD që bashkëpunojnë ende me Ramën

Nga Mimoza HAJDARMATAJ

Pesë vjet nga data e turpit më të madh historik, që Lulzim Basha e vendosi PD-në, në zhvillimet e pluralizmit shqiptar.

17 maji ka hyrë në histori si dita kur pseudolideri vendosi në pazar me Edi Ramën, fatin dhe perspektivën e qindra mijëra demokratëve dhe opozitarëve, por dhe vetë shqiptarëve, të cilët shpresonin nisjen e një etape të re, pas aksionit të 3 muajve në çadër.

Gjatë këtyre 5 viteve demokratët u mashtruan nga marrëveshja Rama Basha, të cilët kishin parashikuar realizimin e asgjësimit të opozitës, me gjunjëzimin e aksionit parlamentar, në mos përfaqësim më pushtetin lokal dhe në shumë veprime të tjera okulte, të cilat u shpalosën me radhë.

Sot është momenti, për reflektim të thellë por dhe reagim të fortë, për marionetat e PD që bashkëpunojnë ende me Ramën sepse kanë prioritet vetëm karrierën dhe interesat e tyre dhe jo ringritjen e vërtetë të PD dhe fitoren aq shumë të dëshiruar e të merituar të opozitës së vërtetë.

Sot 5 vite më pas, falenderim dhe mirënjohje të pakufishme ndaj demokratëve që nuk e braktisën asnjëherë kauzën e PD- së, shumë prej të cilëve vunë në rrezik edhe jetën për ta ç’bunkerizuar selinë nga aleati i turpit dhe bashkëpunëtorët e kryeministrit.

Historia i jep të drejtë idhtarëve të paepur të Lirisë dhe të Demokracisë si dhe vlerave të tyre të patjetërsueshme.

About Redaksia

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply