Presidenti/ Boçi: Pakti Balla-Alibeaj qesharak! Askush s’mund t’i heqë të drejtën opozitës…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e quan marrëveshjen mes opozitës dhe mazhorancës për zgjedhjen e presidentit si tallës. Për gazetarët, Boçi shtoi se, Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë lloj mandati dhe tagri për të përfaqësuar Partinë Demokratike.

”Niveli i diskutimit, qesharak. Opozita nuk ka vota për një numërim të thjeshtë, ndërsa maxhoranca që i ka e ruan propozimin e saj për raundin e katërt ose të pestë, për të mos u futur te e drejta për të kryer negociata. Grupet parlamentare mbarojnë detyrën kur mbyllet procedura e raundeve. Vendimi i sotëm antikushtetues. Askush s’mund t’i heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në 5 raundet, e kjo zgjidhje nuk është parë asnjëhere në Shqipëri ku dikush nga mazhoranca si klloçka që mbledh zogjtë ka përcaktuar me detyrim që opozita mund të ketë kandidat në 3 raunde e më pas nuk mund të ketë.

Ironia është që opozita që nuk ka votat të themi për një votim të thjeshtë, ndërsa mazhoranca që i ka këto vota e ruan propozimin e saj për në raundin e katërt e pestë ku votimi është me shumicë të thjeshtë, për të mos u futur më pas tek e drejta për të kryer negociata. Negociatat duhet të vijojnë në nivel politik. Alibeaj s’ka asnjë lloj mandati nga grupi i PD, për mua këto negociata nuk duhen konsideruar. Konsensusi arrihet kur pranohet pozicioni i opozitës. Unë them se do të rrëzohet kandidati i opozitës, pse duhet të tallemi me presidentin, pse duhet të ndërtojmë këtë proces tallës. Alibeaj nuk ka të drejtë të jetë përfaqësues i opozitës. Ndoshta Alibeaj mbrohet me atë pozicion, po atë nuk ia konsideron as Rama, madje e tall aq shumë, i con Ballën, realizon një negociatë me atë që do. Unë do thoja se zgjedhja e Ramës, është si Real i Madrid të zgjidhte jo Liverpul, se mund të konsiderohet non grata dhe të thoshte se do të luajë me Cërrikun.

Ndoshta Alibeaj mund të fshihet pas pozicionit të kryetarit të komanduar. Por këtë pozicion nuk ia pranon as Rama. Shkon dhe ulet në prehrin e Ballës. Meqenëse Rama i ka qejf krahasimet me futbollin. Është njësoj si Real ii Madridit të zgjidhte si kundërshtar në finale jo Liverpoolin por Turbinën e Cërrikut sepse nuk pranon të luajë kundër Salah se është non grata”, deklaroi Boçi.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply