In this photo provided by the Serbian Presidential Press Service, Serbian President Aleksandar Vucic, right, shakes hands with Albania's Prime Minister Edi Rama prior to the start of the meeting in Novi Sad, Serbia, Thursday, Oct. 10, 2019. Prime Ministers of North Macedonia and Albania are visiting Serbia to discuss removing trade barriers. (Serbian Presidential Press Service via AP)

Berisha: Rama ka rrethuar Kosovën me armiqësi prej miqësisë që ka me Beogradin

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se Rama flet vetëm për drogën pasi kjo është bota e tij bujqësore. Ai theksoi se Rama e ka rrethuar Kosovën me armiqësi për shkak të afërsisë që ka me Beogradin. Sipas Berishës shqiptarët kanë fatin e keq që qeverisen nga Rama, regjim të cilin tha se duhet ta largojmë sa më parë.

“Mora vetëm këtë aspekt, se në atë politik është më tragjik akoma. Ka rrethuar Kosovën në armiqësi. Në vend të ndihemi dy herë më të fuqishëm se jemi të lirë, tani ky ndihet afër me Beogradin, Kosova ndihet larg me Tiranën”, deklaroi Berisha.

Më tej lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh se Shqipëria ka çdo potencial që qytetarët e saj të jetojnë e të begatohen gjithnjë e më shumë.

“S’ka asnjë vend në Rajon me pasuritë e mëdha që ka Shqipëria. Fati i saj i keq është kjo qeverisje që duhet ta largojmë sa më parë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply