Berisha: Rama shndërroi opozitën në fasadë dhe po shkatërron kombin shqiptar!

Ish-Kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta këtë pasdite në takimin me demokratët e Korçës. Berisha deklaroi se, Rama në tre mandate, ka krijuar narkoshtetin, shndërroi opozitën në fasadë dhe po shkatërron kombin shqiptar dhe identitetin e tij.

Berisha denoncoi se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.

Përtej shkatërrimit që Rama i ka bërë vendit, Berisha theksoi se sot në dallim nga dje janë një opozitë e vërtetë dhe jo fasadë.

“Sot në dallim nga dje, ne jemi në këmbë, opozitë e vërtetë, dhe jo opozitë fasadë. Rama në mandatin e parë zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

Me shtetin e drogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve.

Unë e kam denoncuar, kjo është e faktuar. Aeroportet e vendit përdoreshin për narko-flotën.

Kokaina sot, ngarkesat njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të zakonshme. Garbiani i Portit të Durrësit, është famozi i Xibrakës, Nallbati i Xibrakës. Zëvëndësoi shtetin ligjor, me narkoshtetin.

Në mandatin e dytë kompromenbtoi drejtimin e opozitës. E lidhin afera, e shndërroi atë në fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin dhe identitetin e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply