Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi që po zhvillon me demokratët e Korçës, u shpreh se qeveria nuk kontrollohet nga qytetarët, por nga interesat kryekëput të qeveritarëve. Sipas Berishës, qeveria ka plaçkitur taksat e qytetarëve ndërsa për veten shton pasuri përrallore.
“Regjim i cili është shkëputur tërësisht nga qytetarët. Krijon për vete klanet, pasuri përrallore, duke vjedhur, plaçkitur taksat e qytetarëve, pasuritë publike. Ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre.
Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik, është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur këtë vend pas regjimit të Enver Hoxhës.
Shqipëria, çdo skaj i vendit, ka pasuri përrallore, burime të pafundme, ku janë banorët? Ku janë shqiptarët e mbarë Shqipërisë në raport me këto pasuri? Ata jetojnë sikur ndodhen në një botë tjetër”, tha Berisha.