Berisha: Rama zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin!

Lideri historik i PD, Sali Berisha reagoi nga Korça lidhur me operacioni e SPAK këtë të enjte. Berisha tha se, nga 8 bosë të krimit të shpallur në kërkim, vetëm njëri është në arrest, ndërsa të tjerët morën lajmin, “ikni sa më shpejt”.

“Arrestime në erë. Dmth nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin; ikni sa më shpejt. Gjatë takimit me demokratët e Korçës, Berisha akuzoi Ramën se zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

Rama në mandatin e parë zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin. Me shtetin e drogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve. Unë e kam denoncuar, kjo është e faktuar. Aeroportet e vendit përdoreshin për narko-flotën.

Kokaina sot, ngarkesat njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të zakonshme. Garbiani i Portit të Durrësit, është famozi i Xibrakës, Nallbati i Xibrakës. Zëvëndësoi shtetin ligjor, me narkoshtetin. Në mandatin e dytë kompromentoi drejtimin e opozitës. E lidhin afera, e shndërroi atë në fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin dhe identitetin e tij. sh-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionin e zhvilluar për urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK për goditjen e bandave kriminale në vend”, u shpreh Berisha përpara demokratëve dhe simpatizantëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply