Berisha vizitë në familjen e drejtuesit të FRPD Bubullimë që humbi jetën në aksident

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka vizituar familjen e të riut Esa Kaja, i cili humbi jetën pak ditë më parë gjatë punës në Vlorë.

Kaja prej disa kohësh ishte drejtues i FRPD-së në Bubullimë Lushnje dhe humbi jetën në një aksident tragjik gjatë punës në bajpasin e Vlorës.

Mesazhi i ish-Kryeministrit Berisha

Ngushëllim në familjen e Esat Kajës!

Miq, mbrëmë isha në familjen Kaja ne Bubullime, Lushnjë për te shprehur ngushëllime për yllin e familjes, Klajdin qe u nda nga jeta ne moshën 28 vjeçare ne një aksident ne pune dhe zhyti ne zi te thelle e dhimbje te madhe prindërit, motra dhe te gjithë familjen, por edhe demokratet ne mbare vendin.

Unë shkova për ngushëllim me deputetin Luan Baçi dhe kryetarin e PD te Lushnjës, Eduard Sharka për të ndarë dhimbjen, hidhërimin dhe zinë me këtë familje fisnike dhe për të shprehur nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për djalin e tyre Klajdin, të riun demokrat, punëtor, të dashur, të mençur, entuziast, kryetarin e Forumit Rinor të PD-së Lushnje.

Fjalët nuk shprehnin dot atë që ndjenin zemrat në këtë mort të rëndë. Por i ati Esat Kaja, nëna dhe motrat e Klajdit, xhaxhai dhe e gjithë familja e tij qëndronin me dinjitet dhe fisnikëri të veçante duke nderuar kështu veten dhe birin e shpirtit, Klajdin e tyre të dashur.

Ne lutemi së bashku me ta që shpirti i ëngjëllit të tyre Klajdit të pushojë i qetë midis engjëjve dhe ata prindër, motra, familjarë të nderuar të gjejnë forcën për të përballuar mungesën e përhershme të djalit te tyre.

Ngushëllime!

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply