Bylykbashi-Alibeajt: Marrëveshja jote i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas marrëveshjes së Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në një postim në rrjete sociale, Bylykbashi shprehet se kjo marrëveshje u mundëson Ramës të fshehë emrin që ka planifikuar.

Ndër të tjera ai ka shtuar se marrëveshja që ka dakordësuar Alibeja i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.

Reagimi i Oerd Bylykbashit

‘Verba volant, scripta manent’ thonë latinët. Shqip, fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet. Ajo që mbetet është që marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.

Marrëveshja i mundëson Ramës që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar.

Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.

Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin.

Alibeaj përpiqet të ndryshojë statutin e Partisë Demokratike duke anashkaluar Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, dy organet më të larta përfaqësuese të PD.

Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësojnë vullnetin e saj dhe nuk bëhen fasadë e kapjes së pushteteve prej Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit, krahasime mes Task-Forcës së 2008-2009 me SPAK 2022-2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim …

Leave a Reply