Grupi i deputetëve Balla-Alibeaj mblidhen në PD

Një grup deputetësh të  konrolluar nga Balla dhe Alibeaj janë mbledhur në selinë e PD në zbatim të rekomandimeve të shefit të tyre Rama. Ata po diskutojnë për Presidentin që do Rama.

Enkelejd Alibeaj ka thirrur sërish një takim të grupit parlamentar demokrat, e cila është bojkotuar në masë nga ligjvënësit demokratë.

Në këtë mbledhje, ku të pranishëm janë vetëm 23 deputetë, Alibeaj ka shpalosur se cila është marrëveshja e tij me Taulant Ballën.

Ai tha se janë katër hapa për të cilat është dakordësuar me Ballën:

1. Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë.

2. Pala tjetër përzgjedh 2 kandidatë.

3. Ngrihet një grup i përbashkët PD-PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat.

4. Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i dha të drejtën deputetit Enkelejd Alibeaj të propozojë kandidat për President, në raundin e dytë dhe të tretë.

 

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply