Berisha: U përballëm me ndërhyrje brutale të mafies së Xhorxh Soros, por ju u ngritët

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, gjatë takimit në Vlorë i falenderoi demokratët për rezistencën e tyre.

“Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik.

Por në këtë përpjekje të qeverisë, demokratët u përballën edhe me presione të pandershme, me ndërhyrje brutale, të mafies së Xhorxh Soros, që është mafia politike ndërkombëtare më e rrezikshme mbi tokë. Kjo mafie besonte se mund t’i caktonte PD-së fatin e saj, mund ta shndërronte këtë forcë politike në një satelit apo freskore të Edi Ramës.

Pavarësisht nga këto presione të shumëllojta, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura, ju edhe më 25 prill votuat masivisht për PD-në. 620 mijë shqiptarë që votuan për këtë PD, duke e mbajtur atë në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike në Evropën ish-komuniste. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë, i dhuruan vendit atë mekanizëm pa të cilën pluralizmi politik vdes”, tha Berisha.

Berisha e vuri theksin te nevoja për të mbrojtur interesin kombëtar. “Gjëja e parë që të vjen në mendje këtu në Vlorë është interesi kombëtar, mbrojtja e të cilit është jetike, përcaktuese, vendimtare për zhvillimin, për të ardhmen, për dinjitetin, për prosperitetin tonë kombëtar.

Sot nuk kemi fuqi të huaja në territorin tonë dhe as të Kosovës. Por sot në Shqipëri, ne kemi një regjim që shkelmon me politikat që ndjek, interesat më jetike kombëtare të shqiptarëve.

Sot ka një përputhje, deri diku edhe bashkëpunim, mes albanofobisë dhe qarqeve albanofonike në rajon dhe botë, dhe qeverisë në Tiranë. Kjo është e pamohueshme. Mund t’ju jap me dhjetëra shembuj. Po ndalem në faktin se ne si komb kemi interesat tona kombëtare dhe këto interesa janë përcaktuese, qoftë për fatin, qoftë për zhvillimin tonë.

Të gjitha kombet kanë kundërshtarët dhe dashakeqësit e tyre, por kombet zhvillohen kur kanë një qeveri që është gardiane e interesave të kombit dhe qytetarëve të tij. Dhe kur qytetarët i dëshmojnë dashurinë e tyre atdheut.

Çfarë ndodh sot? Në çdo rrafsh po ta analizosh, po marrim vetëm Ballkanin e Hapur. Dy projekte janë, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit është një projekt me të cilin fuqitë e mëdha duan të na mbajnë të lidhur me procesin e integrimit evropian.

Nga lindi Ballkani i Hapur? Lindi nga Beogradi. Sepse Beogradi nuk është i gatshëm që të ndjekë procesin e integrimit evropian. Sepse ka një president që është doktrinal i gjenocidit në Bosnje. I cili deklaronte se për çdo serb duhen vrarë 100 myslimanë. Atij i duhet të njohë gjenocidin, para se të bëjë hapat e vërtetë drejt Brukselit. Ky zotëria shkon dhe na lidh pas qerres së tij dhe krijon një aleancë në kurriz të Prishtinës.

A nuk është ky një dhunim i interesit tonë, në rrafshin politik? Meqenëse ne si komb të ndjehemi dy herë më të fuqishëm, ky na pjesëton.

Ky projekt ka shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri. Për arsye se nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që ka marrë në dekada, të paktën 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply