Berisha: Projekti i Rilindjes Urbane, një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit!

Nga qyteti i Vlorës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal te abuzimet e qeverisë. Ai theksoi sidomos abuzimet me projektin e Rilindjes Urbane.

“Borxhi ka shkuar në 107 përqind. Ku shkuan këto para? U shndërruan në rrogë, në pensione, në shërbime shëndetësore moderne, në shkolla moderne apo në rrugë? Të gjitha, shumica dërrmuese u shpërdorua dhe u vodh. Kjo qeveri nuk ka asnjë kontroll nga qytetarët, asnjë interes nga qytetarët.

A nuk është ky një shkelmim i interesit tonë kombëtar?

Kjo është më shumë se kurrë që ne t’i dalim zot interesit tonë kombëtar, se ne nuk duhet të pranojmë kurrë një politikë të tillë.

Pse unë u bëj thirrje që të shohim në këtë nivel? Sepse nëse nuk shohim në këtë nivel, do shkojmë poshtë e më poshtë. Sepse vetëm kështu mund të ngrihemi si misionarë, të përballemi me këtë qeveri, të ecim përpara me misionin tonë dhe të çlirojmë vendin që në shumë aspekte sillet si një pushtues i huaj.

Një qeveri që arreston 38 mijë qytetarë për faturat e ujit dhe dritat, se nuk ndodh në botë që të arrestohet kush për fatura, ky e bën këtë që të ngulisë frikën te qytetarët. Diktaturat e bëjnë këtë sepse e dinë se qytetarët sundohen vetëm me frikë.

Ai përdor urinë, kurse vetë shëtit me avion në dispozicion. Çdo udhëtim nga 150 deri në 300 mijë euro. Edhe sot, në kulmin e kësaj krize, kur qytetarët e marrin vajin tre herë më shtrenjtë se disa muaj më parë, kur qytetarët e blejnë naftën dy-tre herë më shumë se në SHBA, ku të ardhurat për frymë janë 30 herë më të larta, sot vazhdojnë dhe 7 milionë euro nga fondi rezervë i japin për ahengje për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.

Çdo shqiptar duhet ta pyesë Edi Ramën se kur u bëre kryeministër, kishe 200 milionë euro të fshehura, nuk i përgënjeshtrove këto. Çdo qytetar duhet ta pyesë, si mund të shpenzosh 2 miliardë euro në rrasa guri për sheshet e qyteteve. A ka abuzim më të madh se kjo?

Ua them këtu, Rruga e Kombit, në lëvizje materialesh, shkëmbinjsh, dheu, beton, ura, tunele, është trefishi i kaskadës së Drinit në vëllim. Ka kushtuar 1.2 miliard euro. Kurse rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër na kanë kushtuar 2 miliardë. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Energjia elektrike, mbi 110 milion euro humbje në vit

Gjatë vitit 2023, pavarësisht rritjes ekonomike të supozuar, konsumi energjetik i vendit pësoi një rënie …

Leave a Reply