Berisha në Vlorë: Ky është stacioni i parë nga nisemi për të shpëtuar Shqipërinë!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në Vlorë se kjo qeveri është e mbytur nga skandalet. Ai përmendi sërish mega-aferën e inceneratorëve, duke thënë se Sharra është kthyer në minierë ari për qeverinë. Por ai përmendi edhe skandalin e ministres Olta Xhaçka, e cila u shpall investitore strategjike.

“Kushtetuta e thotë hapur që deputeti nuk mund të pasurohet me prona publike. Pse e shkel këtë Rama? Absolutisht sepse është aksioner vetë. Sepse kryeministër që firmos duke shkelur Kushtetutën, nuk ka. Po e bën sepse edhe vëtë pasurohet.

Prandaj ne demokratët duhet të sqarojmë se pse ne po varfërohemi? Pse ne si vend i pasurive të mëdha po kthehemi në ato vende të mallkuara për burimet pasurore. Atyre ia shfrytëzonin kolonizatorët, ne na e shfrytëzojnë ministrat.

Si ka mundësi që të rriten çmimet më shumë se kudo tjetër?

Rriten sepse janë të lidhur me qeverinë. Qeveria, në vend që të indeksojë, sepse kjo është alfa e tregut, ky çfarë bën, zgjedh një bord, thotë joqeveritare gjoja, thotë se ky bordi po cakton ky çmimet. Bordin e blejnë me lecka oligarkët dhe flet sipas tyre, dhe vetë heq përgjegjësitë.

Nuk ka qëndrim më antiqytetar se ky”, tha Berisha.

Sipas tij, demokratët kanë arritur stacionin e parë, atë të ringritjes së opozitës së vërtetë.

“Ky është vetëm stacioni i parë nga i cili nisemi për të shpëtuar Shqipërinë. Për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi. Nga ky proces që po e bën Shqipërinë, nga një vend i bekuar, në një vend shprese dhe besimi, në një vend ky ikin të rinjtë.

Këtu qëndron misioni ynë, misioni i demokratëve, të vazhdojmë si një ëlvizje e papërballueshme për regjimin. Forca e idealeve dhe forca e njerëzve të lirë është e pandalshme.

Ju, demokratët e Vlorës dhe mbarë shqipërisë do bëheni gardianë të interesave kombëtare dhe do ta shndërroni Shqipërinë në vendin e shpresës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit, krahasime mes Task-Forcës së 2008-2009 me SPAK 2022-2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim …

Leave a Reply