Hidhet në erë me tritol lokali i efektivit të policisë në Shkodër

Lokali i një polici në fshatin Grudë e re në Shkodër është hedhur në erë rreth orës 2:20 të mëngjesit të kësaj të premte. Përveç lokalit, autori i ka vënë flakën edhe një furgoni që ndodhej i parkuar pranë barit të efektivit të Shkodrës. Autori ndez lëndën plasëse me fitil të cilën e hedh tek porta e lokalit dhe më pas një bidon me benzinë në formë molotovi e hedh poshtë furgonit që është i parkuar aty pranë.

Në pamjet e siguruara nga SYRI TV duket se autori që ka vendosur lëndën plasëse është i maskuar dhe në kokë mban një paruke me flokë të gjata, ndërsa në trup ka të veshur një fustan. Por nga levizjet e tij duke qartë se ai është një mashkull i kamufluar si femër.

Para kolegëve të tij efektivi Rrasa ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me njeri dhe se ngjarja është e lidhur drejtpërdrejt me punën e tij, por nuk ka një emër të dyshuar që mund të ketë vendosur tritolin në lokalin e tij.

Ky është rasti i dytë në harkun kohor të një jave që policët e Shkodrës bëhen objekt i sulmeve nga persona të cilët kanë në ndjekje apo i kanë arrestuar, ku më pas këta individ janë hakmarrë ndaj uniformave blu. Kujtojmë se më datën 14 maj një person i maskuar i vendosi flakën Fuoristrade-s së efektivit Sokol Kroni.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply