Berisha: Shqipëria po ecën drejt një kolapsi të rrezikshëm, FMN të marrë në vëzhgim ekonominë

Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazeratë, siç ndodh çdo të premte, ka folur edhe për situatën e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi. Berisha i ka bërë thirrje FMN-së, që të marrë nën vëzhgim të plotë ekonominë, pasi vendi po ecën drejt një kolapsi të rrezikshëm financiar dhe ekonomik.

“Një çështje tjetër që do të sjell para jush është deklarata e FMN. Unë e përshëndes atë deklaratë. Unë çdo javë kam denoncuar bordet e turpit, bord që janë shndërruar në parzmore të korrupsionit qeveritar dhe klientelës së qeverisë.

Vendet e lira kanë të qartë se çdo rritje e çmimeve duhet të shoqërohet me indeksimin e tyre, është një ligj pothuajse sine qua non. Diktaturat, autokracisë ndjekin praktika krejt të tjera, siç është kontrolli që bën Edi Rama me një grusht biznesmenësh, ka krijuar bordet për të hequr përgjegjësitë e veta, për të legjitimuar rritje çmimesh krejtësisht të pamotivuara, për të larë duart ndaj çdo lloj ndihme për qytetarët të cilët po shkojnë drejt mungesave të mëdha në ushqime dhe ilaçe.

Unë e falënderoj fondin për këtë. Sikundër u bëj thirrje institucioneve Bretton Woods, të ndërhyjnë me urgjencë për çështjen e borxhit të kësaj qeverie të papërgjegjshme. Borxhi dhe detyrimet e kësaj qeverie kanë arritur në 107% dhe nuk ka asnjë kufizim në shpenzimet e luksit, shpenzimet abuzive të qeveritarëve. Vetëm për festivitet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave janë marrë 700 milionë lekë, 7 milionë euro janë dhënë Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, në kulmin e krizës, në kulmin e rritjes së krizës.

Ka ardhur koha që të zbarkojnë dhe të rikonsiderojnë largimin nga artikulli 4 dhe marrja në vëzhgim të plotë të gjendjes ekonomike e financiare nga FMN. Përndryshe, Shqipëria po ecën e sigurt drejt një kolapsi të rrezikshëm ekonomik me probleme madhore, në një të ardhme të afërt”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kreu i SPAK: Krimi i pastron paratë në fushën e ndërtimit

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor …

Leave a Reply