Një përrallë me Mbret… President

Nga Mal BERISHA

Shekuj më parë, skocezët dëshironin të kishin një Mbret i cili të mos ishte anglez. Të lodhur nga sundimi i gjatë anglez, ata i kërkonin Mbretit të deri-athershëm të abdikonte dhe në vendin e tij të vendosej një mbret tjetër i cili të kishte një cilësi të vetme:
Të mos fliste gjuhën angleze.
Plotësimi i kësaj kërkese, sipas tyre, do të hiqte qafe sundimin e huaj.
Pas shumë kërkesash të pareshtura një ditë Mbreti anglez i njoftoj subjektet e veta skoceze se e kishte gjetur Mbretin e ri që kërkonin ata. Ky i fundit kishte bash atë cilësinë që kërkonte turma:
Nuk fliste asnjë fjalë anglisht.
Turma u mblodh e entusiazmuar. Përpara pallatit bëhej një zhurmë e madhe. Oborri gumëzhinte prej hamendjeve të tyre:
Qytetarët pyesnin njëri tjetrin:
• Cili do të jetë Mbreti ynë vallë?
• Si do të jetë, i gjatë, i hollë, i shkurtër?
• A do të shkëputej Mbreti i ri nga ndikimi i këtij Mbreti që kemi? thoshte një tjetër.
• Po ku e gjeti Mbreti që kemi tani, Mbretin që po na e vendos mbi krye?
• A do ta dëgjojë Mbreti i ri Mbretin që kemi sot, apo do të jetë kokë më vete?
• Ku e gjeti Mbreti ynë një Mbret që nuk flet anglisht, xhanëm?
Pas disa javësh pritje, një ditë, papritmas turma ra në një heshtje varri. Dikush njoftoi së Mbreti anglez, i deri-athershëm, do të paraqiste Mbretin e ri, që nuk dinte anglisht.
Mbreti, doli në ballkonin e ndërtesës së Mbretërisë. Në duar mbante një djep në të cilin koloviste të birin, një foshnje dhjetë muajshe. Ai e zgjidhi djepin, e nxori foshnjën e ngriti para duarsh në ajër dhe ia tregoi gjindjes. Pastaj iu drejtua atyre:
Deshët një mbret që nuk di të flasë anglisht?
Turma bërtiti me të madhe:
Poooooooooooooooooooooo!
Atherë, ky do të jetë Mbreti juaj dhe Biri Im!
Ju siguroi se ende nuk flet asnjë fjalë anglisht.
Pllakosi heshtja!
Turma u shpërnda e zhgënjyer!
Pas disa ditësh edhe neve do të shpërndahemi të (zh)gënjyer, kur të mësojmë se Presidenti ynë i ardhshëm do të dijë të flasë vetëm fjalët që do t’ja diktojë Mbreti që do ta vendosë aty, dhe që e ka caktuar vetë prej kohësh.
Shënim: Ngjashmëria është rastësore dhe nuk ka për qëllim te fyejë askend.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply