Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, reagoi pasi deputeti kristiandemokrat gjerman, Gunther Krichbaum deklaroi se nuk do ketë bashkëpunim me PD-në, nëse i kthehet të djeshmes.
E pyetur nga SYRI TV, Pack tha se, Krichbaum nuk duhet të ndërhyjë, pasi nuk i njeh problemet e PD-së.
Më tej, Pack tha se ambasadorja Yuri Kim është përgjegjëse për shumë probleme brenda PD.
“Siç dihet në Shqipëri, unë po ndjek nga afër situatën në PD.
Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër PD në Shqipëri”.
“Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë.
I ftuari i huaj në Shqipëri- ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD.
Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partie dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur”, u shpreh Pack.