Rama pas dekonspirimit të aksionit për kapjen e krerëve të bandave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për operacionin e SPAK. Në konferencën e përjavshme me gazetarët ai e ka cilësuar atë si blof, duke shtuar se u kapën vetëm ushtarët dhe “bosët” janë ende në arrati.

“Një blof i madh mbushi dje faqet e mediave digjitale e të shkruara dhe studiot televizive. Një operacion që ishte disfatë dhe që u shpall sukses i madh në të cilën nga 32 urdhër-arresti janë realizuar gjithësej 7-8 ushtarë, ndërsa bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan në drejtime të pa ditura. Pse them unë u njoftuan? Nuk kam të dhëna që morën mesazhe, telefonata nga narko-policia apo institucione të tjera. Një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët. Disa ditë më parë, u bë publike se Dumani një vrasës serial është bërë i penduar. Në qoftë se Prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjej denkospirimin, ky është akti më madhor. Të gjithë ata të cilët e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht që lehtë e lehtë, morën arratinë dhe u zhdukën”, tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply