Qëndrime personale i cilësoi eksperti ekonomisë në CDU-në gjermane, Martin Henze, deklaratat e deputetit kristiandemokrat Gunther Krichbaum, se nuk do bashkëpunojë me PD nëse kthehet nga e shkuara. Gjatë një interviste për Syri Tv, Henze tha se Krishbaum është i afërt me Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun. Ai theksoi se Sali Berisha, dhe PD po kryen procese demokratike, ndaj gëzon mbështetje në Berlin
Nga SYRI TV
Deklaratat e deputetit Kristian demokrat Gunther Krishbaun, se nuk do të mbështesë PD nëse rikthehet tek e shkuara, janë qëndrim personal i tij, jo i CDU-së. Kështu u shpreh eksperti ekonomik pranë CDU-së gjermane Martin Henze, gjatë një interviste për SYRI TV, ku tha se, Sali Berisha dhe PD e rithemeluar gëzon mbështetjen e Berlinit, për aq kohë sa po kryen procese demokratike
Sipas Henzes, diplomatët e huaj nuk duhet të ndërhyjnë në proceset e brendshme të një partie, siç po bën edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
E pyetur për procesin e zgjedhjes se Presidentit të ri, eksperti gjerman tha se ai po kryhet në fshehtësi, në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat demokratike.
Ndërsa sa i takon negociatave dhe këmbënguljes së kryeministrit Rama për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut, Henze tha se Edi Rama, është kundër anëtarësimit të vendit në BE, sepse do ta qeverisë Shqipërinë me autokraci.
Ai theksoi se Gjermania mbështet Procesin e Berlinit, dhe jo Ballkanin e Hapur, pas së cilit, sipas Henze, fshihet Vladimir Putin.