Këlliçi tur në SHBA: Takime me partnerët dhe miqtë tanë amerikanë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar miqtë republikanë për eventin tre ditor të organizuar në SHBA. Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se është kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas.

Statusi i plotë

Dita e sotme ishte e ngjeshur me takime me partnerët dhe miqtë tanë amerikanë

Kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas.

Matt Gaetz është i fokusuar në Sigurinë Kombëtare dhe Parimet Kushtetuese. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe është njohës i mirë i situatës politike në vendin tonë, në Kosovë dhe rajon. E ftova kongresmenin të vizitojë sërish vendin tonë, duke qenë se kjo ishte dhe dëshira e tij.

Ted Yoho ka shërbyer për 8 vjet në Kongresin Amerikan dhe në Komitetin e Punëve me Jashtë. Është ndër kongresmenët më të dekoruar amerikanë.

Të dashur miq!

Në ditët në vijim do t’ju informoj për të gjithë turin e takimeve dhe aktiviteteve në SHBA.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply