Shehu-Alibeajt: Ju paralajmëruam! Përfundove me turp lodër në duart e Ramës!

Tërheqja e grupimit të Enkelejd Alibeaj nga i ashtuquajturi proces i zgjedhjes së Presidentit në negociata me mazhorancën, është pritur me reagime të reja të ashpra nga deputetët demokratë të Rithemelimit.

Deputeti Tritan Shehu shkroi në Facebook, menjëhërë pas njoftimit që u kishte ardhur në celularë se “pas ndryshimit të qëndrimit të PS, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidenti, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet. Ju faleminderit”.

“Me sa turp përfundon kur bëhesh një lodër në duart e Ramës! – shpërtheu me zemërim, Tritan Shehu. – Ai mbasi të përdor, të flak edhe për të të poshtëruar, gjë që në fakt këto lodra e meritojnë plotësisht atë. Kështu përfundon!

Para pak minutash mora një njoftim depersonalizues nga ata që i hynë asaj loje të turpshme, për t’u bërë “gjethe fiku” e Ramës.

Aullonin atë mbledhje të orës 16 të “grupit parlamentar” ku, siç kishin deklaruar do të votonin për “të zgjedhur” Presidentin, në një grup jo më të madh se rreth 20 deputetë. Dhe kjo mbas asaj komedie që u luajt “live” nga Kryesia e Kuvendit, ku Balla vetëm i vuri në lojë ata skllevër të papërgjegjshëm përballe tij.

Dhe ku Alibeaj u tregua i gatshëm jo vetëm ta përçajë opozitën e PD-së, por ta katandiste atë në rreth 10 deputetë, aq sa i duheshin PS-së për të arritur “numrin e cilësuar”, pra në realitet ai e nxori në shitje atë.

Nuk e di pse po me kujton kjo Esat Pashën, kur po shiste Shqipërinë!

Për hir të së vërtetës, i paralajmëruam edhe autorët e asaj komedie denigruese, por dhe disa aktorë që u përfshinë në atë…ndoshta pa u thelluar në atë çfarë po ndodhte.

Sidoqoftë, shpresoj ajo çfarë ndodhi të jetë një “mësim” i mirë për të dytët, se të parët siç duket e kanë marrë rrugën e …” përfundon Shehu.

Image

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Ministri i Brendshëm ka frikë të përmendë emrat e banditëve të zonës ku është zgjedhur

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë …

Leave a Reply