Berisha rikthehet si Kryetar i PD, votohet nga 41 mijë demokratë

Sali Berisha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 43 mijë e 680 demokratë.
Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave. 2532 të votave kanë shkuar për Isebn Elezi, ose 5.8%.
Të pavlefshme janë 328 vota.

Komisioni i Organizimit të Operacioneve elektorale shpall Sali Berishën fitues të garës së zgjedhjeve për kryetar të PD.
Deputetja e PD, Albana Vokshi shpalli rezultatet përfundimtare nga selia e PD.

“është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë. E gjithë hierarkia e PD është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë. Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë iu përket atyre”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protestat tona ia kanë shpëtuar faqen kombit! Më 20 shkurt do të përmbushim misionin tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Sukthit dhe Durrësit që …

Leave a Reply