Berisha rikthehet si Kryetar i PD, votohet nga 41 mijë demokratë

Sali Berisha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 43 mijë e 680 demokratë.
Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave. 2532 të votave kanë shkuar për Isebn Elezi, ose 5.8%.
Të pavlefshme janë 328 vota.

Komisioni i Organizimit të Operacioneve elektorale shpall Sali Berishën fitues të garës së zgjedhjeve për kryetar të PD.
Deputetja e PD, Albana Vokshi shpalli rezultatet përfundimtare nga selia e PD.

“është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë. E gjithë hierarkia e PD është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë. Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë iu përket atyre”.

About Redaksia

Check Also

Raporti i KE/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar …

Leave a Reply