Berisha voton: Proces historik!

• Zgjedhjet për Kryetarin e PD, Berisha: Proces historik për PD-në dhe Shqipërinë. Finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve me votën e tyre. Shohim dritën e shpresës për të ardhmen.

• Zhvillohet paralel me një proces të mirëfilltë mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

DEKLARATA PËR MEDIAT I Z. SALI BERISHA PAS VOTIMIT NË ZGJEDHJET PËR KRYETARIN E PARTISË DEMOKRATIKE

Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për Partinë Demokratike por dhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan.

Theksova që ky është një proces historik jo vetëm për PD-në por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mrifilltë mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve, dhe kolaboracionizmit të shpifur të Edi Ramës me kallp opozitën apo pseudo-opozitën.

Sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen.

Pyetje: Zoti Berisha, nëse zgjidheni sot, i druheni një vendimi nga Gjykata e Apelit që mund t’i ndryshojë gjërat?

Berisha: Nuk ka vendim, nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply