Deputeti Tritan Shehu i është përgjigjur dhëmb për dhëmb, kolegut të tij Agron Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj ironizoi deputetët Tritan Shehu dhe Albana Vokshin, si “zgalemët e epokës së re”në shënimin e tij të fundit “Revolucioni po marshon”, të cilit , “zgalemi” Tritan Shehu iu kundërpërgjigj me fabulën e “Gomarit shkrimtar”.
“Gomari shkrimtar”, një inkurajim për profesorin e vetshpallur Gjekmarkaj!, shkruan Shehu në Facebook, duke i dërguar këtë mesazh, pedagogut që u bë deputet.
Reagimi i Tritan Shehut
“Gomari shkrimtar”, nje inkurajim per „profesorin“ e vete shpallur Gjekmarkaj!
E inkurajoj te vazhdoj te shkruaj te tilla „bejte“, se ndoshta ndonje dite keshtu mund te kuptoje realitetin e tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurre, ndersa si deputet nuk me duket shpresdhenes, jo vetem per mungesen e plote te etikes.
Ne lidhje me vendosjen e emrit tim te deformuar neper ato, desheroj t’i them se nuk me shqeteson aspak me ato zhurma “bresherie mitralozi” qe publikon edhe ne adresen time, njelloj si tingujt qe nxirte “Gomari shkrimtar”!
Perkundrazi me zbavisin shume, duke kuptuar deri ku mund te arrije pa aftesia dhe mendje ngushtesia per te shkruar e dikujt, qe kerkon te paraqitet si shkrues!
E gjithe kjo me kujton favolen “Gomari shkrimtar” te Jutta Person.
Pra e inkurajoj te vazhdoj te shkruaj, sa me shume te tilla “bejte”….
Vetem dicka, por kjo eshte ceshtje e tij….
Keshtu vecse ve gjthmone dhe me shume ne pah problemet qe qendrojne brenda tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurre t’i kuptonte.
Sidoqofte le te shpresojme se Agroni do tja arrije nje dite se paku kesaj!
Dhe per ta ndihmur po i bashkengjis favolen “Gomari shkrimtar!