Finalja e madhe e Conference League ka sjellë në Tiranë personalitete të larta të futbollit. Pasditen e kësaj të marte ka mbërritur në Rinas edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Ai shoqërohej nga shefi i Futbollit në UEFA, ish-futbollisti i Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban. Ata janë pritur në aeroport nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
“Mirëprita pak minuta më parë Presidenti Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban. I garantova se do kalojnë një kohë fantastike në Shqipëri dhe organizimi jonë do të jetë perfekt”, shkroi Duka në Facebook.
Të mërkurën në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet sfida Roma-Feyenoord, që është në fakt finalja e parë e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Conference League.