Deklarata e fortë e drejtuesit të PE: Duhet trajtuar mungesa e pluralizmit politik

Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister bashkë me një grup eurodeputetësh po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë një konference për shtyp, McAllister tha se duhet trajtuar mungesa e pluralizmit politik.

LEXO EDHE:
Skandali i peng-opozitës/ Ja deputetët që nuk votuan kundër marrëveshjes për Butrintin

“I bëjmë thirrje palëve politike për t’u angazhuar për zgjidhjen e problemeve. Shqipëria jo vetëm që duhet të trajtojë mungesën e pluralizmit politik, por edhe të lejojë lirinë e medias. Duhet të heqë ato mangësi zgjedhore që kanë mbetur”, u shpreh zyrtari i lartë i BE.

McAllister nuk i komentoi zhvillimet në PD.
“Unë jam këtu si kreu i delegacionit parlamentar, jo si përfaqësues i PPE dhe nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD. Do kemi një konferencë në Roterdam javës që vjen, atje do kemi takime dhe do diskutojmë dhe për zhvillimet në Shqipëri.

Ishte goxha përvojë ajo që patëm në vitin 2017 kur patëm nderin të ndihmonim në tejkalimin e disa diferencave politike. Kam simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot jam si kreu i Komisionit Parlamentar të Çështjeve të Jashtme. Sot nuk kam mundësi të bëj komente publike për çfarë po ndodh në PD.

Të jeni të sigurt se në kapacitetin tim si anëtar i CDU, po i ndjekim të gjitha zhvillimet në PD nga afër dhe do përpiqemi të japim mbështetjen tonë si PPE që të tejkalohen dallimet ose ndasitë,” tha ai.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply