Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka zhvilluar një konferencë për shtyp pasi mbërriti në Tiranë bashkë me ekipin. Ai është shprehur se nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën duke iu referuar faktit se aty luan Marash Kumbulla dhe kjo shpjegon faktin se pse shqiptarët janë më shumë pro Romës.
“Kemi ardhur në fund të rrugëtimit të këtij sezoni, me dy finale për t’u luajtur brenda pak ditësh. E para na jepte atë që meritonim dhe atë që kishim si objektiv që ditën e parë, që të luanim në Europa League e të përmirësonim klasifikimin.
Arritëm ta fitonim atë finale ndaj Torinos. Për mua ajo ishte një finale ku mund të arrihej objektivi ynë, por pa e shkruar historinë. Për Romën të përfundosh në kualifikuese për Europën është diçka normale, Kjo finale është historike, që është shkruar duke ardhur këtu, për të luajtur, por kur mbërrin në finale, duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë dhe për ta fituar finale”n.
“Unë dhe stafi im, që nga e premtja në darkë jemi bashkë në Trigoria, nuk kemi dalë, nuk kemi shkuar në shtëpi, kemi qëndruar atje, lojtarëve nuk mund të ua kërkoja këtë, por mendoj e ata janë shumë mirë, shoh skuadrën me përqendrim dhe me tensionin e duhur dhe gëzimin, se duhet të kesh gëzim të luash një ndeshje kështu dhe jemi mirë.
Mkhitaryan u stërvit sot për herë të parë me ekipin, një seancë e vogël, pa shumë lloj kuptimi sa i përket punës për finalen, se ishte seancë e hapur për mediat. Unë kam besim për eksperiencën e tij, është një lojtar i cili njeh mirë trupin e tij dhe i njeh ndjesitë. Në fund më tha që ndjehet mirë dhe është në dispozicion për të luajtur”.
“Shqiptarët pro Romës? Njerëzit gabohen pak në analizë. Unë mendoj që arsyeja e vetme kur kanë një ndjesi pro Roma është se ka një lojtar shqiptar aty dhe mendoj se është gjëja më logjike dhe normale. Nëse fiton Roma, një shqiptar e çon kupën dhe kjo mendoj se ka një kuptim.
Kam luajtur në Superkupën e Europës Manchester United-Real Madrid në Maqedoninë e Veriut dhe ishte e mrekullueshme. Ishte një vend e qytete ku ishte një festë e madhe, një mundësi e madhe, një mundësi madhe për ta për të parë skuadra të tilla. E njëjta gjë vlen për Tiranën.
Kemi ardhur këtu dhe e kemi kuptuar shumë shpejt që është një moment i rëndësishëm për ta, që e meritojnë si vend për rritjen e dyte. Stadiumi është shumë i bukur. Më vjen keq që kapaciteti nuk lejon të gëzojnë më shumë tifozë, pro jam shumë i lumtur që vij të luaj këtu”.
“Një trajner i cili ka disa ndjenja të caktuara, por ka raste kur diskutoj me disa njerëz që kanë një farë supersticioni. Ndoshta 50 mijë tifozë do të ndjekin finalen nga ekranet e qytetit. Tifozët mund të zgjedhin se me cilën fanellë do të luajmë nesër. Nuk jam supersticioz në asnjë mënyrë.
“Nëse do fitoj nesër? Nuk dua të flas me nëse, le të shohim. Kumbulla më ka lënduar dhe bëja shaka, pasi mes të gjithë lojtarëve atij do ia bëja të fundit. Ai është një djalë shumë i mirë, do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, 100%. Ai ka potencial për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë|.
“Para pesë vitesh në një finale ndaj një ekipi holandez? Nuk është e vërtetë se ekipet holandeze nuk kanë fituar finale. Ajax ka fituar Champions League, Feyenoord ka fituar Kupën UEFA, ju keni një histori të mrekullueshme.
“Përshtypjet nga Tirana dhe si mund të fitohet finalja?”, ishte një pyetje tjetër drejt Mou dhë ai i upërgjigj me batutë. “Flasim në anglisht? Kujtova se po flisje shqip… Është fillimi, pastaj maturia, pastaj stabiliteti. Ti mendon më shumë për njerëzit dhe më pak për veten. Mund të ndihmoj ekipin nesër, nuk besoj në momente magjike. Pas një punë prej më shumë se 300 e ca ditësh, tani është momenti i skuadrës. Skuadra do të luajë ndeshjen. Je një skuadër e mirë kur fsheh problemet e vogla që i kanë të gjithë”.
“Hera e parë që jam këtu. Është një nga vendet e vetme që nuk kam vizituar. Është shumë mirë të jem këtu. Jam shumë i lumtur me aeroportin, sepse kur kemi luajtur ndaj Vitesses, qëndruam në aeroportin e Eindhoven për dy orë. Nuk e di pse, patëm shumë kontrolle, disa nga njerëzit tanë u trajtuan si kriminelë. Këtu është gjithçka bukur, stadiumi është i bukur. UEFA mund të kritikohet se stadiumi duhet të kishte 60 mijë vende, po ata nuk mund të kritikohen që e sjellin futbollin në çdo vend. Ndihem mirë dhe i lumtur që do të luaj një finale shqiptare”, përfundoi Mourinho. /abcnews.al