Rama zbulon bashkëpunimin me Bashën e Alibeajn për të shkatërruar PD-në

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planin e tij dhe bashkëpunimin me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajt, për të shkatërruar Partinë Demokratike. Fjala e Edi Ramës në Kuvend tregon gjithçka, synim i qartë për të përçarë PD-në sa të munden dhe të krijojnë parti të re.

Me vetëdije ose jo, Rama nxori në dritë të diellit qëllimet ogurzeza të tij dhe Lulzim Bashës, për të zgjeruar bashkëpunimin me njëri-tjetrin, duke luftuar demokratët dhe PD-në.

Rama shkoi deri aty sa u shpreh se Basha dhe Alibeaj duhet të bëjnë me PD-në atë që ai bëri me Teatrin Kombëtar.

“Gjithmonë ju kam dhënë këshillën e duhur. Shembeni PD-në, si Teatri Kombëtar. Lëreni një aleancë teatri të mbrojë dhe atë rrënojë, ngrini një të re se është gjynah, i latë demokratët rrugëve, s’dinë kujt t’i shkojnë nga pas dhe turp më të madh se t’i shkojnë nga mbrapa një lecke me vulën e korrupsionit, minimit të demokracisë nga SHBA, është mëkat shumë i madh që bëni, realisht, që të gjithë”, tha Rama.

Basha dhe Alibeaj elektorat nuk kanë dhe kjo u faktua botërisht në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të 6 marsit, kur kandidatët e tyre u renditën të tretët, por me siguri Rama ofron para për ta, që të blejnë sa të munden vota demokratësh.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply