Rekordi 318 fluturime mbërrijnë në Rinas brenda 2 ditëve për finalen europiane

CEO i TIA-s Costandin von Albensleben ka folur për trafikun e vizitorëve me rastin e finales së Conference League. Ai ka deklaruar se sot TIA do të ketë 142 fluturime, 18 nga tifozët dhe nesër do të vijnë 176 avionë me 36 avionë që do të jenë me tifozë

“Trafiku hyrës për këtë ndeshje ka nisur. Numri më i madh i tifozëve do të vijnë sot dhe nesër, disa nga tifozëve kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, gjithashtu dhe dy ekipet e futbollit Roma dhe Feynoord do të vijnë sot.
Sot TIA do të ketë 142 fluturime, 18 nga tifozët dhe nesër do të vijnë 176 avionë me 36 avionë që do të jenë me tifozë. Ne do të jemi shumë të ngarkuar në aeroport për të mirëpritur të gjithë pasagjerët dhe tifozët por mund t’ju siguroj se trafiku ajror do të vazhdojë në mënyrë normale edhe për fluturimet e zakonshme. Ne kemi bërë përgatitjet tona kemi vendosur orare dhe autobusët, mendoj që çdo gjë do shkoj mirë, shpresoj që do të jetë një ndeshje super e futbollit dhe tifozët do të largohen gjatë natës pas ndeshjes dhe trafiku ajror do të vazhdojë normalisht edhe në 26 Maj. Jam optimist se gjithçka do të shkoj mirë”, tha Von Albensleben.

Sipas tij, data 25 mund të jetë dita më e ngarkuar në historinë e TIA-s, por këtë do e dimë vetëm pasi do të përfundojë gjithçka.
“Aktualisht ne kemi nga 110 deri në 120 fluturime në ditë, por mund të shkoj edhe më lart 160 fluturime në ditë”, u shpreh ai.

Ndërkaq Drejtori aviacioni civil Maksim Et’hemaj tha se
“Ne jemi në fazën e implementimit, përgatitjet kanë nisur që në mars në bashkëpunim me UEFA, POLICI, ALBCONTROL. Sot aeroporti i Tiranës i kërkohet të ofrojë 2 herë e gjysmë kapacitet në kushte në normale. Mund të vendosi në stenda 17 avionë nesër na kërkohet të kemi 42 avionë, imagjinoni se çfarë ngarkese do ketë. Presim operime normale për avionët e skeduluar. Kemi krijuar një ekip tjetër që do të merret vetëm me fluturimet charter kemi ngritur dy grupe policia që do merret me sigurinë dhe grupi tjetër vendosur në Albcontrol me pritjen dhe transferimin e pasagjerëve”, tha Et’hemaj.

About Redaksia2

Check Also

Vdekja e 68-vjeçarit në Gjykatë, avokati: Ishte profesor, donin ta martonin me zor!

Avokati i 68-vjeçarit Ilia Drini, i cili pësoi infarkt ditën e sotme në ambientet e Gjykatës …

Leave a Reply