Bashkia nuk u lëshon ujin, Boçi: “Digjen” 70 ha me misër në Shirgjan 

Deputeti i Partisë Demokratikem Luçiano Boçi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook për situatën e vështirë në të cilën ndodhen fermerët në Elbasan.

“70 ha me misër në Shirgjan të Elbasanit, “digjen” sepse Bashkia Elbasan nuk i lëshon ujin vaditës fermerëve”, shkruan deputetei në reagimin e tij.

Postimi i plotë

70 ha me misër në Shirgjan të Elbasanit, “digjen” sepse Bashkia Elbasan nuk i lëshon ujin vaditës fermerëve.

Shkak paaftësia dhe abuzimi.

Nisur nga kërkesat e tregut, fermerët e kësaj zone kanë kultivuar misër.

Por nuk e dinin që investimi i tyre do shkonte dëm.

Në momentin më delikat të vegjetacionit fermerët nuk mund të sigurinon vaditjen.

U braktisën dhe u përçmuan nga ata të cilëve u paguajnë çdo ditë taksat e detyrimet.

Minimalisht BASHKIA tani duhet t’i kompesojë!

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …

Leave a Reply