“Sala” dhe “Saliu”

Nga Edison YPI

Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike:

Po të tha “Sala”, përpara ke një djalë flori.

Jo domosdoshmërisht nga veriu. Shqiptar që sheh punën e vet.

Banon, të themi, në Bërxull. Ka tre fëmijë.

Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, që i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës së kurvit. Ka qënë pak vite në emigracion ku me punë të madhe ka fituar ca para dhe ka bërë ca kursime me të cilat ka ngritur një fermë të vogël.

E ka të qartë se me ligje, detyrime, taksa, shteti i Salës, pra shteti i punës, nuk është si shteti i kurvit që favorizonte dembelët, llafazanët, spiunët, por llërëpërveshurit.

Ka ndërtuar me një mijë mundime një shtëpi modeste. Jeton sot pak më mirë se dje, nesër pak më mirë se sot.

Rrotull ka të ardhur që kanë ndërtuar shtëpi edhe më të mëdha se të tijën. Por nuk i sheh me zili të ardhurit shumica e të cilëve kanë punuar në Angli, Belgjikë, Gjermani, ndërsa ai në Greqi. Kanë gjetur pra një ekuilibër dhe sillen në mënyrë diplomatike me njëri-tjetrin.

Është besimtar. Vete çdo të xhuma’ në xhami.

Nga ’97-a mban të fshehur një kalashnikov. Lodhet nga puna. Nuk sheh shumë televizor. Gazetave sa u hedh një sy. Nuk merr kurrë në telefon televizionet dhe radiot. Celulari dhe Interneti i duken gjëra jo serioze.

I bëhet zemra mal për “Rrugën e Kombit”. I vjen keq për Kosovën dhe kosovarët që nuk i kanë fort’ mirë punët.

E deh ideja e Salës për ta mbjellë Shqipërinë me arra, bajame, ullinj, fiq. Nuk llap për politikë. Pret ditën e votimit.

Kur dëgjon se Partia Demokratike ka miting dhe se në atë miting do flasi Sala, fluturon nga qefi.

Vishet mbathet, lahet, krihet, merr një parrullë dhe shkon në miting, ku bërtet kundër komunistave, spiunëve.

Deri në mitingun tjetër nuk llafoset nuk mburret, vazhdon punon, jeton, bën qef me gruan, rrit fëmijët.

I vjen për të qeshur me ata që Salën e quajnë Saliu. Thotë me vete; Nëse Sala do quhej Saliu, pse të mos quhet edhe Edi Ediu ?!

Ama po e pyete tjetrin cili është Kryetari i Partisë Demokratike dhe të tha “Saliu”, tabloja është krejt tjetër.

Para ke një monstër. Jo domosdoshmërisht nga jugu. Nëse jo vetë, e pamundur të mos ketë pasur babanë a xhaxhanë a ndonjë tjetër në Sigurim. Banon, ta zemë, në një fshat andej nga Mallakastra.

Rri shumë në kafene. Është thashethemexhi i ndyrë. Merr nëpër gojë katundin.

Mburret nën zë se s’ka qënë dosido por brigadier, shef, kryetar.

E thërrisnin shpesh në Fier për ca gjëra që tani nuk guxon të flasi.

Nuk është besimtar. Me Zotin, Perëndinë, Kishën, Xhaminë, s’e lidh asgjë.

Ka ngritur vilë të madhe me hidromasazh, me basen, me të gjitha. Nuk ja kanë zilinë.

Të gjithë e dinë se vila e tij nuk është hallall por harram.

Mbjell hashish në parcela larg fshatit. Ka korruptuar kryeplakun dhe dy polica.

Ka dy fëmijë, asnjërin në terezi për shkak të hashishit të babait.

Bën gjithë kohën propagandë kurviste në stilin; “Me gjak e morëm, me gjak do ta mbajmë”. Mëngjezeve u telefonon televizorave, ku lëshon kushtrime komuniste; I bëj thirrje trupit diplomatik të gjitha shteteve të botës kundër Saliut etj. etj. Urren Kosovën, kosovarët, “Rrugën e Kombit”, “malokët”.

Sala dhe Saliu janë i njëjti njeri por jo e njëjta gjë!

About Redaksia

Check Also

Edvin Rama si Bashar al-Assad!

Nga Bujar LESKAJ Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre …

Leave a Reply