U zhduk kokaina, DEA amerikane bllokon anijen në Durrës  

Anija “Unistream”, në të cilën u gjet para pak ditësh kokainë mes qymyrit, mësohet se është bllokuar në Portin e Durrësit pas urdhrit të dhënë nga DEA amerikane dhe SPAK.

Pak ditë më parë, në këtë anije u gjet një sasi prej 59 kilogramësh kokainë, ndërsa anija e ardhur nga Kolumbia transportonte qymyr.

Mësohet se aktualisht, anija është zhvendosur në kalantën numër 2 të portit, duke u vëzhguar gjatë gjithë kohës nga policia, ndërsa edhe marinarët nuk janë lejuar të zbresin në tokë.

Ku u fsheh kokaina?

Në anijen e mallrave me emrin “Unistream”, ku u gjetën rreth 59 kg kokainë, dyshohet se sasia e lëndës narkotike ka qenë shumë më e madhe. Për këtë shkak anija u kontrollua për më shumë se një javë, po aty nuk u gjend asnjë gram më shumë sesa u gjet ditën e parë.

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga pikasja e lëndës narkotike, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, pavarësisht kohës që ka kaluar.

Për trafikun ndërkombëtar policia zyrtarisht në përmbledhjen javore thotë vetëm se operacioni është në vijim. Përveç SPAK në këtë hetim është përfshirë edhe DEA amerikane. strukturat ligjëzbatuese nuk japin asnjë detaj lidhur me këtë çështje përveç faktit se hetimet vijojnë. Si SPAK ashtu dhe policia tregohen mjaft të rezervuara për këtë operacion.

E vetmja gjë që dihet është fakti që sinjalet që autoritetet tona kishin nga agjesitë e huaja është fakti se në vendin tonë po vinte një ngarkesë e madhe droge. Për këtë fakt u ushtruan kontrolle jo vetëm në anijen “Unistream”, por edhe përgjatë vijës bregdetare nga polumbarët e RENEA-s, pasi dyshohej se droga ishte hedhur në det.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet, një sasi prej gati 60 kilogramësh kokainë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply