Berisha: Droga është bërë normë në Polici, Rama ka urdhëruar ndalimin e testit…

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, këta muaj pa protesta nga demokratët, kanë qënë kohë e humbur për PD-në, por se kjo parti e ka pasur të domosdoshme që ta shfrytëzonte këtë periudhë për riorganizimin e saj. Ai theksoi gjatë konferencës së sotme për shtyp se, një arsye e fortë për protestë kanë qenë dy vrasjet e fundit të kryera nga policë të drogës.

“Është procesi që po kalon Partia Demokratike, një proces i domosdoshëm, jetik për rithemelimin e saj dhe asgjë tjetër. Keni shumë të drejtë, është një kohë e humbur për protesta. Mund t’ju them ju se mjafton dy vrasjet e fundit nga policë të droguar, njeri u ekzekutua brenda në komisariat, tjetri me probleme të shëndetit mendor, që s’kishte pasur agresivitet asnjëherë, të dy të droguar.

Droga është bërë normë në polici dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës, gjëja më absurde, më kriminale, më e paimagjinueshme dhe faktikisht të dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Ndaj dhe ne …Nuk do të mbetet pa u dëgjuar edhe fjala jote për protesta. Po, po”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Afron hakmarrja e Elon Musk: Do t’i shkatërroj…

Beqir SINA Donald Trump presidenti i 47-të i SHBA, për automjetet autonome lajm i mirë …

Leave a Reply