Kryetri i PD,Berisha tha se kandidatët e propozuar nga Komisioni i Rithemelimit janë kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Sipas tij, ditën e nesërme do të publikohet në ekranet televizive çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë.
“Të gjithë u angazhuan në krye të herës, në këtë proces, dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij, në rikthimin, rivendosjen, e pluralizmit të vërtetë politikë në Shqipëri, Rithemelimin e PD, si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe minoritarëve, e dinjitetit njerëzor, e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.
Komisioni në mbledhjen e tij, sic parashikon statuti, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë e PD, që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD. Ju do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, tha Berisha.
Fjala e Kryetarit te Partisë Demokratike Sali Berisha pas mbledhjes së fundit me Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD
Ishte një rast për të shprehur mirënjohjen time më të thellë ndaj secilit prej anëtarëve të këtij Komisioni të cilët me përkushtim të madh u angazhuan në krye të herës në këtë proces, dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij.
Në rikthimin, rivendosjen e pluralizmit të vërtetë politik në Shqipëri, rithemelimin e PD si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve e minoritarëve, si konservatore, e dinjitetit njerëzor e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.
Komisioni i Rithemelimit në mbledhje siç parashikon statuti ka miratuar listën për Kryesinë e kandidatëve, e kandidatëve për kryesinë e PD që do zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie.
Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe të rinj, kandidatura të reja në tërësi, dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar do kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD. Ndërkohë ju në qoftë se do keni durim, do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë. Këto desha tu komunikoj sonte.
Pyetje-përgjigje
Pyetje: Kemi parë një pjesë të listës, por nuk kemi gjetur mes tyre kritikët tuaj dhe ata që nuk të kanë mbështetur në rrugëtimin që keni ndërmarrë. A nuk është kjo një pengesë për hapjen e PD që keni premtuar që në fillim?
Berisha: Mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribut, natyrisht lidhur me ata të cilët kanë vërejtje, sugjerime dhe kritika, janë absolutisht, të vazhdojnë vërejtjet, kritikat dhe kundërshtitë ndaj Sali Berishës pas asnjë llojë hezitimi. Gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë.
Përshembull është propozuar zonja Jozefina Topalli dhe zoti Arben Imami për të cilët ka patur një brutalitet, një qëndrim brutal ndaj tyre, të padrejta, antistatutor, pra sigurisht që lista, secili mund ta bënte pak më ndryshe, por mendoj se është një listë e shkëlqyer.
Pyetje: Keni thënë gjatë ditëve që do keni shumicën e deputetëve të PD. Shikojmë që në këtë garë për Kryesinë nesër është vetëm Zhupa një risi në garë duke qenë se deputetët e tjerë nuk janë pjesë e kësaj liste. A jeni i sigurt që në vazhdim do keni shumicën e grupit parlamentar të PD edhe pas kësaj gare, Kryesisë?
Berisha: Në këtë listë është zonja Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament, shumë të rëndësishëm, dhe u bashkua me Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje shumë të rëndësishme.
Deputetët e PD, pavarësisht nga qëndrimet e tyre janë që të gjithë anëtarë të këshilliut Kombëtar, përveç katër apo pesë prej tyre. Nuk kanë qenë anëtarë kryesie as në kryesitë e mëparshme. Kështu që qenia, kryesia ka gjithësej 20, nuk ka asnjë mundësi për atë përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni për një grup parlamentar prej 52 deputetësh.
Grupi ka 2 herë e gjysmë më shumë se çka Kryesia. Ndaj dhe ata janë, por janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Janë të mirëpritur në mbledhje, janë të mirëpritur të votjnë, janë të mirëpritur të marrin pjesë, është në tagrin e tyre pastaj. Faleminderit!