Enkeleidi kopjon rezolutën e PD për dënimin e genocidit serb në Kosovë 4 ditë më vonë

Deputeti Enkelejd Alibeaj njoftoi sot se ai bashkë me disa deputetë kishin depozituar një draft rezolutë në Kuvend, për dënimin e masakrave dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Në fakt, dokumenti është dërguar në Kuvend nga Partia Demokratike 4 ditë më parë.
PD publikoi në mbrëmje dokumentin ku thuhet se kërkesa i ka shkuar Kuvendit katër ditë më parë dhe mban firmën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në kërkesën e PD që është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë në datën 23 maj, thuhet se kjo rezolutë ka për qëllim të dënojë gjenocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

Rezoluta kërkon nga qeveria të bashkëpunojë dhe të ndihmojë qeverinë e Kosovës për të mbrojtur para drejtësisë ndërkombëtare faktet dhe argumentet ligjorë, të cilat provojnë genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës 1998-1999.

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply