Berisha: Betejë jetike për përmbysjen e regjimit

Berisha: Jemi mbledhur për të zgjedhur kryesinë e kësaj partie, ky është një moment i vecantë. Duhet të jemi opozitë e vërtetë, më të fuqishëm se kurrë,më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Miqtë e mi sa herë që të analizosh këtë proces, këtë arritje historike, proces të papërsërishëm, gjen se merita u takon anëtarëve të PD. Ata në 8 vite, kishin ruajtur si gjënë më të cmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u dha kushtimi sapo u bë thirrja për të shpëtuar forcën e tyre politike. S’duhet ta harrojmë këtë mësim, PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj e jo për shkak të anëtarëve. Ne nuk jemi qeveri jemi opozitë, problemi është udhëheqja. Nuk e kam fjalën për atë që kaloi por për atë që ne jemi këtu, ne nuk duhet të harrojmë kurrë thënien. Si mund të jetë problem udhëheqja e opozitës, 2 janë sëmundjet e saj, pazaret me qeverinë për interesat personale dhe protagonizmi. Sot kemi ndryshim të madh, ju uleni në sallë si përfaqëses nga demokratët shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Malaj paralajmëron Ballën për protestat/ Po i hidhni benzinë zjarrit

Arben MALAJ Profesor Servet Pellumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte …

Leave a Reply