Berisha: Destinacioni jonë jo Beogradi dhe Stambolli, por vetëm Brukseli

Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama si të lidhur me bandat kriminale në vend. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ai tha se hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në e penguan lidhjet e kreut të Qeverisë me bandat e Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës.

‘Pse e Rithemeluan anëtarët PD-në? Sepse e panë që Shqipëria humbi orientimin e saj europian perëndimor, humbi vokacionin perëndimor të kombit tonë.

Hapja e negociatave u shndërrua në një horizont të pakapshëm dhe këtu tani Edi Rama fajin e gjen te Europa dhe përpiqet të kërcënojë Europën. Faji nuk është te Europa. Ajo ka problemet e veta. Çdo organizim ka problemet e veta, por nuk janë kurrë këto problemet të cilat na lanë ne 8 vite me zero progress dhe na futën në skema të tjera të cilat mund të devijojnë përfundimisht rrugën e integrimit.

Çfarë na pengon ne? Ne na penguan lidhjet e Edi Ramës me krimin. Bjellivuku i Beogradit është Dumani i Tiranës. Një serial killer që vret për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk dinte lidhjet direkte të Ramës me bandën e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës? Cili nuk i dinte lidhjet patologjike të Taulant Ballës, me Suel Çelën dhe Begon? Të gjithë i dinin. Tani ato kanë dalë sheshit.

Disa muaj më parë në mediat botërore ujku i bardhë i Beogradit u bë personazh i krimit. Tani del qartë se Ramën dhe Vuçiç i bashkon lidhja e tyre me krimin.

Dokumente të pakundërshtueshme, akte zyrtare faktojnë se Edi Rama drejton sot një organizatë të vërtetë kriminale. Ky dymetrosh thotë se ‘unë nuk vjedh se nuk ulem dot të fus dorën në xhepa’. Ky vjedh në çdo firmë. Lexoni se si u ka dhënë ministrave të tij statusin e investitorit strategjik.

Lexoni se si shpërbën parkun e Butrintit, këtë pasuri përrallore të shqiptarëve vetëm e vetëm për të shndërruar 800 ha të tij në resorte, vila të klientelës së tij. Çfarë do të thotë kjo? Ne çdo ditë duhet ti themi vetes pse e Rithemeluan anëtarët PD-në? Misioni ynë është shkurtimi i jetës së qeverisë së Ramës. Do jemi në lartësinë e misionit tonë se shpëtimi i Shqipërisë është shpëtim i identitetit kombëtar të shqiptarëve’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …

Leave a Reply