Emrat dhe votat e anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në selinë e PD për zgjedhjen e Kryesisë së re, ku nga 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, kanë marrë pjesë në votim 227 prej tyre.

Këshilli Kombëtar votoi për zgjedhjen e 20 anëtarëve të Kryesisë. 14 do të jenë burra dhe 6 gra.

Belind Këlliçi rezulton më i votuari me 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota. Në Kryesinë e PD rikthehet edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Nga gratë, më e votuara është Fatbardha Kadiu me 141 vota, e ndjekur nga Ina Zhupa me 126 vota dhe Jozefina Topalli 118 vota e cila gjithashtu rikthehet në Kryesinë e Partisë Demokratike.

Emrat e fituesve burra dhe votat  
1.Belind Kellici – 192
2. Flamur Noka – 166
3. Oerd Bylykbashi – 148
4. Ervin Minarolli – 137
5. Luciano Boci – 128
6. Agron Shehaj – 123
7. Luan Baci – 121
8. Grigels Mucollari – 116
9. Gent Strazimiri – 100
10. Enno Bozdo – 96
11. Keltis Kruja – 91
12. Arben Ristani – 90
13. Aldo Bumci – 89
14. Florion Mima – 88

6 anëtaret gra të Kryesisë së PD dhe votat përkatëse 
1.Fatbardha Kadiu – 141 vota
2. Ina Zhupa – 126 vota
3. Jozefina Topalli  – 118 vota
4.Edit Harxhi – 85 vota
5.Mimoza Hajdarmataj – 78 vota
6.Eleina Qirici – 75 vota

Në mbledhjen e ardhshme, Këshilli Kombëtar i PD do të zgjedhë dy nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Një prej emrave që ka konfirmuar kandidimin për numrin dy të selisë blu, është deputeti Oerd Bylykbashi.

Image

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply