Simon Mirakaj persekutohet për herë të dytë 32 vite pas rënies së diktaturës. Taulant Balla ka pranuar kërkesën e Gazment Bardhit për të rrëzuar kandidaturën e Mirakës si anëtar i Autoritetit të Dosjeve. Tre ditë më parë Komisioni i Ligjeve konfirmoi se kjo kandidaturë mbante firmën e 28 deputetëve të PD, që përbënin shumicën e grupit, por duket se pas kërkesës së Bardhit, ky qëndrim ka ndryshuar
SYRI TV
Taulant Balla nuk ka humbur kohë dhe ka korrigjuar vendimin e deputetëve të PS-së që votuan pro në Komisionin e Ligjeve për Simon Mirakën, që të vazhdonte mandatin e tij si anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së Gazmend Bardhit.
Me kërkesë të Gazmend Bardhit, duket se për Simon Mirakën është kryer persekutimi i dytë, por këtë herë 32 vite pas rënies së diktaturës
Rrëzimi i një prej figurave më të respektuara në radhët e të përndjekurve, duket se vjen pas një trysnie të fortë, pasi në Komisionin e Ligjeve ishte vetë kryetarja e këtij Komisionit Klotilda Bushka, që konfirmoi se Mirakaj gëzonte mbështetjen dhe kishte firmën e 28 deputetëve të PD, që përbëjnë shumicën e grupit parlamentar.
Me këtë vendim, duket se u shënua edhe një tjetër bashkëpunim mes mazhorancës dhe deputetëve të PD, i cili ngre edhe më shumë pikëpyetje mbi negociatat mes tyre për Presidentin e ri.