Presidenti Ilir Meta deklaroi gjatë konferencës urgjente për mediat, se s’ka marrë kurrë autorizim nga kryeministri Edi Rama për autorizim për çështjen e ‘Detit’. Meta akuzoi Ramën se s’ka qenë transparent.
Kreu i shtetit tha se ai i ka kërkuar disa herë Edi Ramës që të marrë drejtimin e negociatave, por përgjigjja nga ana e kryeministrit ka munguar.
“Në 13 qershor 2013 është realizuar një takim. U dakordësua që kryeministri të udhëhiqte negociatat me shtetin grek. Për këtë do paraqiste një kërkesë presidentit për ti drejtuar ai këto negociata.
Presidenti duke konstatuar se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve, me një shkresë rikërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonese që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga vetë kryeministri duke marrë drejtimin e këtij procesi.
Sërish nga kryeministri nuk pati reagim, asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit.
Presidenti sërish me një shkresë i rikërkoi kryeministrit ndërhyjnë e tij në mënyrë që negociatat të udhëhiqeshin nga ai. Edhe për këtë kërkesë nuk pati reagim dhe kryeministri nuk parashtroi kërkesë për autorizim.
Gjatë kohës që kryeministri mbajti edhe detyrën e ministrit të Jashtëm nuk pati asnjë informacion për këtë çështje.
Kryeministri gjatë kësaj detyrë që mbante edhe detyrën e ministrit të Jashtëm ka komentuar zhvillimet ligjore për çështjen e detit.
Me presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk ka një përgjigje shteruese nga ana e kryeministrit dhe e ministrit të Jashtëm.
Për Shqipërinë është në fuqi autorizimi i Presidentit dhe nuk ka kërkesë zyrtare për ndryshimin apo kryesimin e tij edhe pse tre anëtare janë larguar nga funksionet bazë.
Presidenti nuk është në dijeni mes dy qeverive apo kryeministri është miratuar apo rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë apo për të dalë nga negociatat.
Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas të drejtës ndërkombëtar në zhvillime negociatash politike.
Zyrtarë të Shqipërisë të veprojnë me maturi pasi çdo dakordësi politik i dhënë nga kryeministrat, apo çdo qasje publike përmes deklaratave janë rekorde që krijojnë pasoja dhe mbeten në përgjegjësitë individuale dhe që rrezikojnë të përdoren në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë në procesin negociator apo në procese të tjera. Kuvendi duhet të informohet mbi mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria mbi këtë çështje”, tha Meta.
Reagimi i presidentit Ilir Meta erdhi pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili në një intervistë për mediat e Athinës u shpreh se presidenti shqiptar nuk jepte autorizimin për të dërguar çështjen e Detit në Gjykatën e Hagës.
Meta hodhi poshtë një pretendim të tillë, duke shtuar se në adresë të tij nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për autorizim nga qeveria.
Qeveria të veprojë me maturi për ‘Detin’, të informohet Kuvendi
Kreu i shtetit reagoi pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili u shpreh se presidenti Meta nuk jepte autorizimin për dërgimin e çështjes së detit në Hagë.
Pasi hodhi poshtë deklaratat, Meta kërkoi nga qeveria të veprojë me maturi si dhe të mbahet i informuar Kuvendi për mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria për këtë çështje.
“Për Shqipërinë është në fuqi autorizimi i Presidentit dhe nuk ka kërkesë zyrtare për ndryshimin apo kryesimin e tij edhe pse tre anëtare janë larguar nga funksionet bazë.
Presidenti nuk është në dijeni mes dy qeverive apo kryeministri është miratuar apo rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë apo për të dalë nga negociatat.
Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas të drejtës ndërkombëtar në zhvillime negociatash politike.
Zyrtarë të Shqipërisë të veprojnë me maturi pasi çdo dakordësi politike e dhënë nga kryeministrat, apo çdo qasje publike përmes deklaratave janë rekorde që krijojnë pasoja dhe mbeten në përgjegjësitë individuale dhe që rrezikojnë të përdoren në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë në procesin negociator apo në procese të tjera. Kuvendi duhet të informohet mbi mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria mbi këtë çështje”, tha Meta.