Simon Mirakaj: E kam për nder që ka firmosur Sali Berisha për mua!

Simon Mirakaj tha në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se, është i nderuar që ka firmosur Sali Berisha për të.

Simon Mirakaj u persekutua për herë të dytë 32 vite pas rënies së diktaturës. Taulant Balla pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për të rrëzuar kandidaturën e Mirakës si anëtar i Autoritetit të Dosjeve.

Shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Sali Berisha.

“E kam për nder që ka firmosur lideri historik i PD, Sali Berisha. Liria i ka rrënjët hershëm tek Kryengritja e Malësisë së Madhe, Kryengritja e Postribës, më pas revolta e Spaçit, familjet e internuara, të syrgjynosurit nëpër burgje”, tha Mirakaj.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve konfirmoi se kjo kandidaturë mbante firmën e 28 deputetëve të PD, që përbënin shumicën e grupit, por duket se pas kërkesës së Bardhit, ky qëndrim ka ndryshuar.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply